Tao Te Ching është libri më i rëndësishëm i mënyrës së të menduarit dhe filozofisë Taoiste. Ky libër, sipas legjendës, ishte shkruar pak a shumë rreth vitit 600 para Krishtit dhe autor i tij qe Lao Tzu, (“Mjeshtri i Vjetër”), për të cilin thuhet se ishte një arkivist i Oborrit Perandorak gjatë Dinastisë Zhou.Autenticiteti i këtyre detajeve megjithatë vijon të mbetet një mister edhe në ditët e sotme.Emri “Tao Te Ching” mund të përkthehet si “Libri i shtegut dhe i virtytit të tij” ose thjesht “Shtegu dhe virtyti i tij”. Tao Te Ching përshkruan forcën, e quajtur “Dao” (Tao), që përbën edhe rregullin e krejt botës. Ajo është një forcë kontradiktash, e cila përfaqëson njëkohësisht tërë gjërat e universit.
Për ndihmë rreth porosisë na kontaktoni në 038 60 50 60 çdo ditë pune nga ora 8:00 - 20:00 dhe të shtuneve nga ora 9:00-14:00 ose na shkruani në Facebook https://www.facebook.com/fafirks/24 orë në ditë, cdo ditë të javës.
Nuk gjenden postime